Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/”Presion dhe terror psikologjik tek Politekniku”


Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video nga Universiteti Politeknik dhe shprehet se policët kanë hyrë në ambientet e tij për presion dhe terror psikologjik ndaj studentëve.  Berisha shton më tej se ky akt është i ngjashëm me kontrollet dhe presionet që bënte sistemi komunist.

 “Si ne diktatura, narkosit me uniforme perdhosin tempullin e Universitetit! Ata kane hyre per presion dhe terror psikologjik ne korpusin e Universitetit Politeknik. Turp! Sb’, shkruan Berisha.
Studentët u rikthyehen sot me protesta  dhe u shprehën se nuk do të ndalen. Por pak minuta më parë janë arrestuar nga policia dy studentë pas protestës së organizuar ditën e sotme para kryeministrisë. Bëhet e ditur se janë shoqëruar në polici studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.Ata tashmë ndodhen në Komisariatin nr 1 dhe mësohet se  janë shoqëruar në polici për shkak se kanë mbyllur derën duke i venë drynin tek faktultetit të Politeknikut. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *