Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në Kaliforni, tre të vdekur dhe katër të plagosur (FOTOT)


Të tjera detaje zbulohen nga sulmi me armë zjarri në Kaliforni. “CNN” shkruan se tre persona kanë mbetur të vdekur ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër boulingu në Kaliforni.

“Gable House Bowl”, quhet qendra ku ndodhi sulmi e cila zakonisht qëndron hapur deri në orën tre të mëngjesit gjatë fundjavës.

Policia e Torrance njoftoi përmes “Twitter”-it: “Raportimet për të shtëna dhe shumë viktima, T P D është në skenë.Investigimi vazhdon”

“Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti shumë njerëz me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. Polica menjëherë filloi të marrë masa për shpëtimin e të plagosurve”, thuhet në një deklaratë të dytë të policisë.

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve nuk është bërë me dije, ashtu sikurse nuk dihet se kush ka qenë personi/personat që ka qëlluar. Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnnë për zbardhjen e ngjarjes.

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë thënë se të shtënat kanë filluar pas një përleshjeje mes dy grupeve të mëdha të njerëzve.

“E kapa mbesën time dhe vrapuam drejt fundit të ndërtesës. Përderisa vraponim, i dëgjuam 15 të shtëna”, tha njëri nga dëshmitarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *