Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa e vetmja femër mes 10 albumeve më të shitura të 2018-ës


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është e vetmja artiste femër në top 10 albumet më të shitura të vitit të kaluar.

Albumi që këngëtarja e ka titulluar me emrin e saj ‘Dua Lipa’ ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e “Official Charts”.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu shënoi si single-in  më të shitur, “One Kiss” që e ka në bashkëpunim me Calvin Harris.

“The Greatest Showman” e Motion Picture Cast Recording është albumi që mban vendin e parë në këtë renditje.

Albumi i dytë më i shitur është ai i George Ezra-së, “Staying At Tamara”, ndërsa albumi i Ed Sheeran “Divide” që në 2017-ën qëndronte në vend të parë, përfundon në vendin e tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *