Vendosni fjalën kyçe....

“S’ndalemi deri në anulimin e projektit” – Banorët e Astirit në ditën e 63-të të qëndresës


Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 63-të të qëndresës.

Ata kanë bllokuar rrugën ndërsa kërkesat e tyre janë  të njëjta. Banorët kërkojnë anulimin e projektit dhe dëmshpërblim 100% të pronave të tyre me vlerën e tregut.

Protestuesit thërrasin kundër qeverisë që Ramës ndërsa shprehen se vetëm anulimi i projektit do bëjë që ata ta ndalin protestën.

Në mbështetje të tyre kanë vajtur edhe deputetët e opozitës që më herët kanë denoncuar projektin duke publikuar dokumentet për falsifikimin e dokumenteve të asaj që quajnë megavjedhje në aferën e Unazës ss Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *