Vendosni fjalën kyçe....

“Benzi” del nga rruga, përplas për vdekje 35-vjeçaren në Sarandë, plagosen dy të tjerë


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mursin të qytetit të Sarandës. Mësohet se një makinë tip “Benz”, i drejtuar nga 21-vjeçari me inicialet O.M, dalë nga rruga dhe ka përplasur tre persona.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 35-vjeçarja me inicialet L.B, ndërsa dy personat e tjerë tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 “Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetësia L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *