Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Meta sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit


Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të bëhen sot përsëri bashkë,  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mbledhja me temë “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”, ishte vendosur të mbahej në Pallatin e Kongreseve, por për shkak të pandemisë së COVID-19 do të zhvillohet online.

Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit vjen në një kohë, kur zyrtarisht Bashkimi Europian ka dhënë aprovimin për nisjen e procesit të negociatave me vendin tonë.

Po ashtu, vjen vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes PD-PS-LSI për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *