Vendosni fjalën kyçe....

Krimi në Ballsh, gruaja i kishte kërkuar ta çonte te prindërit por ai e vrau


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ballsh, ku një 34-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe motrën e saj 18-vjeçare.

Sipas policisë, Gazmend Musta fillimisht ka debatuar me gruan Gentiana Caushaj, pasi ajo i ka kërkuar të mos konsumojë më alkol si edhe i ka kërkuar leje të shkojë te prindërit e saj bashkë me të motrën, Merisa Caushaj, që i kishte ardhur për vizitë.

Musta ka qëlluar të shoqen, por më pas ka ndërhyrë kunata për të mbrojtur të motrën. Këtu Musta i ka qëlluar të dyja gratë me thikë, duke u marrë jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *