Vendosni fjalën kyçe....

Krim makabër në Ballsh, 34-vjeçari ther me thikë gruan dhe kunatën


Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh. Një burrë ka vrarë gruan e tij dhe kunatën. Autori i vrasjes së dyfishtë dyshohet se është 34-vjeçari me iniciale G.M., i cili ka vrarë bashkëshorten e tij dhe motrën e saj.

Dyshohet se pas një sherri me fjalë mes autorit të dyshuar dhe bashkëshortes së tij, 34-vjeçari ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur  gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, – thuhet në njoftimin e policisë.