Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin një autobus nga Greqia me 38 udhëtarë, shoqërohen në banesa nga policia


Një autobus me 38 udhëtarë i nisur nga ishulli i Kretës në Gregi ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës.

Udhëtarët dhe shoferi i janë nënshtruar analizave për Covid-19 ndërsa kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për bllokimin e kufirit mes dy vendeve.

Udhëtarët janë nga qytete të ndryshme të vendit ndërsa autobusi është shoqëruar nga Policia Rrugore për në banesat e tyre ku do vetëkarantinohen për 14 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *