Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i vullkanit Etna, mbyllet aeroporti i Catanias


Etna, vullkani më i lartë i Europës, ka nisur mëngjesin e të hënës aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor, duke shkaktuar një tërmet me magnitudë 3.3 dhe mbylljen e Aeroportit Catania të Sicilisë, shkruan CNN.

Instituti gjeofizikës dhe Vullkanologjikë së Catania ka regjistruar rreth 130 lëkundje tërmeti në zonën pranë vullkanit të lartë prej 3,330 metrash pas orës 9, ku më i forti ishte me magnitudë 4, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë.

“Për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna, nga ora e hëna (24 dhjetor) Hapësira ajrore e Catanias është e mbyllur”, lajmëruan autoritetet e aeroportit.

Autoritetet njoftuan se ndërsa do të ishte i mbyllur, disa hapësira ajrore do të rihapeshin për të lejuar katër fluturime në orë, për të mbërritur.

Në njoftimin e autoritetit portual, udhëtarët u këshilluan të kontaktojnë shërbimin e avionit të tyre ajror, përpara se të shkonin në aeroport.

Shpërthimet e Etnës janë relativisht të shpeshta dhe sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, ka pasur një rritje graduale të aktivitetit në vullkan gjatë muajit të fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *