Vendosni fjalën kyçe....

Studentët godasin Kryeministrinë me vezë (VIDEO)


Në protestën e sotme studentët kanë qëlluar me vezë përpara godinës së Kryeministrisë. Të mbledhur përpara këtij institucioni nën parrullën “Asnjë dialog”, studentët kërkojnë përgjigje nga kryeministri Edi Rama për plotësimin e 8 kërkesave të dorëzuara që prej 2 javësh.

Ndërkohë që studentët hidhnin vezë, një prej tyre ka bërë thirrje që të tregohet kujdes me policët e bërë gardh përpara Kryeministrisë.

Një ditë më parë, kur studentët tentuan të rrethojnë në mënyrë simbolike Kryeministrinë, ata u përballën me kordonin policor. Disa prej studentëve u ankuan se policët i kishin goditur në kokë, duke i detyruar të tërhiqen pas.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *