Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me burg ish-kreu i IKM-të, Fatmir Metaj


Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë vendmin për ish-drejtorin e  IKMT-së, Fatmir Metaj. Nga kjo gjykatë ai u dënua me 1 vit e 3 muaj burg. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, lidhur me shembjen e katër objekteve në Tiranë e Vaqarr.

Sipas prokurorisë këto objekte nuk duhet të ishin prishur pasi një prej tyre ishte i pajisur me leje dhe tre të tjerët në proces legalizimi çka pamundësonte zbatimin e procedurës së ndjekur nga IKMT për prishje. Objektet e prishura kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit dhe në ish “Uzinën Enver”.