Vendosni fjalën kyçe....

Rama e akuzoi se po pengon dialogun me studentët, Basha i përgjigjet: Hajdutin psikik s’e shpëton asgjë


Pas miratimit të opinionit të Komisionit të Venecias, që i hap rrugë vettingut të politikanëve, kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se tashmë asgjë nuk e shpëton “hajdutin psikik” nga lidhje e tij me krimin, duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten!

Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve.

Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!” – shkruan Basha në faqen e tij në “Twitter”.

Opinioni i Komisionit të Venecias për vettingun në politikë, një propozim i bërë nga opozita u publikua ditën e sotme dhe aty theksohet se “shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur, në varësi të situatës politike.

Më herët Rama shkruante se Basha dhe të tijtë janë hedhur në ilegalitet për të penguar dialogun e qeverisë me studentët.

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias dhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xhunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve dhe qeverisë.” – shkruante Rama në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *