Vendosni fjalën kyçe....

Protesta, Rama- Mynyr Konit: Çfarë ke bërë? As ligjin s’ke kuptuar


Kryeministri Edi Rama në një takim me rektorët dhe dekanët nuk i ka kursyer akuzat ndaj tyre. Ai është shprehur se puna e tyre nuk është bërë dhe se ata i kanë detyruar studentët të dalin në rrugë. Rama nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. 

Ai është shprehur se Koni s’ka kuptuar as Ligjin e Arsimit të Lartë. 

“Dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Këto gjëra duhet t’i dinë të tjerët. Rektori i universitetit të Tiranës është larguar nga përgjegjësia. Bordi i Administrimit duhet të shkarkohet i gjithi. Rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar ligjin për Arsimin e Lartë. Çfarë keni bërë? Më thoni”, deklaroi kryeministri./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *