Vendosni fjalën kyçe....

Studentët kaluan natën mes të ftohtit të dhjetorit, sëmuret njëri prej tyre (FOTOT)


Qëndresa e studentëve ka vazhduar gjatë gjithë natës. Një grup studentësh, duke sfiduar të ftohtin e natës në dimër, kanë qëndruar jashtë përballë Kryeministrisë.

Njëri prej studentëve ka shfaqur probleme shëndetësore, sipas fotove që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Studenti shfaqet i shtrirë dhe i mbuluar me batanije. Ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e tij mëngjesin e sotëm.

Me protestën e tyre janë sensibilizuar edhe qytetarë të shumtë të cilët i kanë dërguar mbrëmë batanije, ushqime dhe ujë.

“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Pas emisionit presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, tha  një prej studentëve mbrëmjen e shkuar.

Edhe pjesa e studentëve që kaluan te rrethrrotullimi i Zogut të Zi kanë qëndruar deri në orët e vona, ndërsa ndezën zjarre me pankartat që kishin në protestë, për t’u ngrohur sadopak.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *