Vendosni fjalën kyçe....

Balla-opozitës: Kush mendon të pengojë krijimin e KLP-në dhe KLGJ-në e ka shumë gabim


Pas thirrjes së ambasadës amerikane për ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së,  ka reaguar ashpër kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai është shprehur se se kjo javë është vendimtare dhe se askush nuk mund ta pengojë krijimin e një gjyqsori të pavarur. 

“KJO JAVË ËSHTË VENDIMTARE, në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë. KUSH MENDON SE MUND TA PENGOJË,  e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.SHQIPËRIA EUROPIANE ME DREJTËSI TË PAVARUR.”, shkruan Balla. 

Reagimi i ambasadës:

Një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë. Një sistem drejtësie tërësisht funksional është edhe në interesin e pastër të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.
Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t’i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike.
Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *