Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me 6 të plagosur në Burrel-Ulëz, të lënduarit dërgohen me urgjencë drejt Tiranës


Një aksident i rëndë me 6 të plagosur është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në aksin rrugor Burrel- Ulëz.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Baz, ku makina me të cilën udhëtonin 6 persona ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka mbetur i plagosur shoferi me inicialet Z.Ç si dhe 5 të afërmit e familjes së tij që ishin pasagjerë. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Besohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

 “Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo ditë karakterizohet nga lagështira si pasojë e reshjeve të shiut, gjë që mendohet se mund të ketë ndikuar në këtë aksident.