Vendosni fjalën kyçe....

8 kërkesat që studentët i kanë dërguar Nikollës: Deri të martë keni afat


Që prej orës 10:00 të mëngjesit po vijon protesta e studentëve.  Ata janë shprehur se nuk do ta ndalojnë protestën e tyre deri të plotësohen 8 kërkesat e tyre. Deri të martën kanë paralajmëruar se i kanë dhënë afat kësaj qeverie për plotësimin e kërkesave. Nëse nuk plotësohen kjo protestë do përshshkallëzohet, sipas tyre.

Kerkesat e studentëve.
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *