Vendosni fjalën kyçe....

“Nikolla me mesatare 5.9”, Vasili: Rama i do të gjithë gdhë, si vetja!


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me publikimin e dokumentit që zbulon mesataren e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, kur ishte në universitet.

“Kryeminister i mbaruar, i do te gjithe gdhë si vetja. Ministrja e arsimit me mesatare 5.9. Me kete kryeminister shkollepak,qe kemi edhe 2.9 po ta kishte shume do ishte, bile edhe pa diplome fare do ishte akoma me mire. Ky i do te gjithe gdhë si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kerkimi shkencor, universiteti, akakademizmi, ky do thjesht vetem nje gje: rruajtje lekesh, eurosh, dollaresh….. ç’te jene e ç’te dalë.”, shkruan Vasili.

Mbrëmjen e kaluar, në rrjetet sociale qarkulloi një dokument për ministren e Arsimit Lindita Nikolla, ku jepej mesatarja 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, mesatarja e përgjithshme e saj ishte 6.8, dhe ajo në degët shoqërore 7.2. Dokument ky i publikuar fillimisht nga Shijak TV.

E ftuar në emisionin “Open”, Nikolla pranoi se matematika nuk ka qenë prirja e saj. Ajo tha se degën ia zgjodhi partia por vetë dëshironte të bëhej mjeke.

 “Unë jam Lindita Nikolla, që kam mbaruar me rezultate shumë të larta në arsimin e mesëm. Para 34-35 viteve, kam zgjedhur jo unë…dëshira ime dhe e kam deklaruar gjithmonë ka qenë që të bëhem mjeke. Dhe ju e dini që në ato vite, po të mos kishe një mesatare shumë të lartë nuk shkoje në universitet. Zgjodhi partia degën e matematikës. S’ka qenë kurrë prirja ime. Kam tentuar madje edhe të largohem nga universiteti, u bë e pamundur. Mbarova atë universitet, u bëra një mësuese e nderuar. Kam 32 vite që shërbej pas mbarimit të universitetit, që shërbej në një universitet tjetër me nder dhe krenari dhe nëse tani prap do zgjidhja matematikën.”, janë fjalët e ministres.

Dokumenti