Vendosni fjalën kyçe....

Premier League/ Chelsea humb me Wolves, Arsenal dhe United nuk shkojnë më tej se barazimi


Supersfida e javës së 15-të e Premier Ligës mes Manchester United dhe Arsenali përfundoi në barazim 2-2. Skuadra e drejtuar nga Emery kaloi e para në epërsi me golin e  Shkodran Mustafi në minutën e 26-të të takimit.

Ndërsa katër minuta më vonë Martial shënoi për United duke barazuar rezultatin. Lacazete kaloi Arsenalin në epërsi për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të të takimit.

Pas këtij barazimi, Arsenali renditet në vendin e pestë me 31 pikë ndërsa Manchesteri në vendin e tetë me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër Çelsi u mposht nga Wolves me rezultatin 2-1. Humbja e dytë në 3 ndeshje për skuadrën e Sarrit që duket e shkëputur nga kreu.

Ndërsa Liverpool arriti të fitonte në transfertë ndaj Burnley me rezultatin 1-3, duke ndjekur Man.City në garën për titull me 2 pikë më shumë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *