Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi përmend disa alternativa për Bashkinë e Tiranës: Brenda janarit do kemi emra


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar dy emrat e diskutuar në radhët e opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Kryemadhi tha se emrat e diskutuar janë nga të gjitha palët ku përmendi  edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm.

Brenda janarit do të kemi emra. Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës do të bëj fushatën më të egër kundër“, u shpreh Kryemadhi.