Vendosni fjalën kyçe....

Hidrocentral mbi kanionin e Holtës, reagon ministria: Nuk cënohen zonat e mbrojtura


“Në hyrje të kanionit të Holtës, që është shpallur Monument natyror pritet të ndërtohet një hidrocentral”. Këtë ka denoncuar sot një banor i kësaj zone për “Hashtag.al”.

Sipas tij në prezantimin e punimeve siç duket në fotot shoqëruese, punimet për ndërtimin e kësaj vepre hidroenergjitike kanë nisur në datën 8 tetor të këtij viti dhe është parashikuar që ato të zgjasin fiks 2 vjet.

Për këtë denoncim ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila deklaron se pretendimet që ky HEC cënon zonat e mbrojtura janë krejtësisht të pavërteta.

Reagimi i ministrisë:

Referuar disa raportimeve në media rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit “Strori” me vendodhje në përroin e Holtës dhe Selcës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon opinionin publik se pretendimet që ky HEC cënon zonat e mbrojtura janë krejtësisht të pavërteta. Bashkëlidhur gjeni lejen përkatëse mjedisore dhe shkresën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që konstaton se “ky HEC është jashtë territorit të zonave të mbrojtura dhe nuk prek monumente natyrore”.

Reagimi i ministrisë

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *