Vendosni fjalën kyçe....

“Rama do të harxhojë 18 milionë euro për luks vitin e ardhshëm”


Gjatë një konference për shtyp kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se  qeveria Rama do të shpenzojë për luks  gjatë 2019, 18 milionë dollarë. 

“A e dini se sa lekë do të shpenzojë qeveria e Edi Ramës për luks në vitin 2019? Vetëm për zyra, kolltuqe, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë. Këto para vetëm për rehatinë e tyre. Kjo shumë parash është e barabardë me buxhetin e 9 mijë familjeve që mund të merrnin një ndihmë ekonomike”, u shpreh Basha.

Kru i PD-së u shpreh më tej se borxhi publik në vend ka shkuar në 74% dhe se nga  “Buxheti 2018” Rama do ju japë oligarkëve 110 milionë euro. Ai theksoi se vendi është në krizë dhe çdo ditë mbyllen 40 biznese të vogla. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *