Vendosni fjalën kyçe....

“18 milionë euro për luks”, Balla sulmon Bashën: Nuk bëhet buxheti 7×7=42


Pasi kreu i opozitës hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Rama dhe deklaroi se “buxheti 2019” bën me borxhe edhe foshnjën ka deklaruar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Taulant Balla.

Balla është shprehur se buxheti i ri mbështet qindra dhe mijëra familje që jetojnë me bujqësi dhe sjell edhe  rritje ekonomike. 

“Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42.Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi,rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”, shprehet Balla në Twitter. 

Basha në një konferencë për mediat u shpreh se që kur qeveria Rama ka ardhur në pushtet janë mbyllur mbi 70 mijë biznese të vogla.

“Kjo vjedhje masive u legjitimua sot. 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Rama në këto 5 vite ka nxjerrë nga xhepat tuaja 1.9 miliardë lekë më shumë nëpërmjet taksave. Është fakt nga ana tjetër që kjo rritje galopante e taksave ka rënduar xhepat e shqiptarëve. Janë mbyllur biznese, për periudhën Janar-Nëntor 2018 kanë falimentuar 13500 biznese, mesatarisht 40 biznese në ditë. Më shumë se 70 mijë biznese janë mbyllur që kur Rilindja ka ardhur në pushtet. Kjo është një frymë mbytese që ka sjellë qeveria Rama. Është rritur fatura e energjisë elektive, taksa e ujit, e pronës. Të gjithë paguajnë më shumë.”, u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *