Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO/ “Koli, polici bashkiak që Veliaj e prezantoi si protestues në takim”


Akuza të shumta ka në drejtim të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ky i fundit tha se zhvilloi një takim me disa protestues të “Unazë së Re”. 

Një ditë më parë  deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi se një prej efektivëve të Policisë Bashkiake u paraqit si protestues në takimin e Veliajt me banorët e Unazës së Re. Ndërsa sot  “Nisma #thurje” ka denoncuar  identitetin e një tjetër efektivi.

Teksa publikon dy fotot të tij, një si protestues e një si polic bashkiak, “Nisma #Thurje” shkruan:

“Ky është Koli. Te foto lart luan rolin e banorit të shqetësuar të Unazës së Re kurse te foto poshtë pret rradhën për ti dhënë dorën shefit gjatë takimit në policinë bashkiake ku edhe merr rrogën.
Kolin me taksat tona e paguajmë dy herë. Një herë si polic bashkiak dhe pastaj si aktor në filmat që xhiron €rioni për të mashtruar qytetarët që e kanë votuar. Neveri!”

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *