Vendosni fjalën kyçe....

“Rama jam i majtë por kjo që po bën është turp i madh”, flet vëllai i protestuesit të arrestuar


 

Edhe sot banorët e Astirit janë duke protestuar kundër qeverisë pasi kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.  Në protestë ndodhen forcat e policisë dhe ato “Shqiponja”.  “Lironi djemtë tanë”, “Qeveri hajdute”, janë thirrjet e qytetarëve.

Po kështu para kamerave kanë folur edhe familjarët e dy protestuesve të arrestuar sot. Vëllai i njërit prej tyre është shprehur se kjo që po ndodh me arrestime është një turp i madh.

“Më kanë arrestuar vëllain gjatë protestës sot në mëngjes. Erdhi policia na njoftoi dhe vajti vetë ai u paraqit në Komisariatin nr 6. E mbajtën pë prtoestë të paligjshme. Këta mos të bëjnë arrestime se është turp i madh. Më mori mua 3 ditë edhe më nxorri. Që të na prishi shtëpinë ne duhet të kalojë mbi gjakun tonë. Kam ardhur nga Skapari këtu, kam ardhur vetëm për fëmjët. Policia ka ngelur mbrëmë te shtëpia ime. Të mos bëjnë këto budalliqe. Jam i majtë o Rama jam nga fisi Ylli.”, u shpreh vëllai një prej të arrestuarve në mëngjes.

Në protestë janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. “Kujtim Ylli i arrestuar rreth 70-vjeç. Informacioni nuk na është dhënë pse është arrestuar Ylli. Kjo bëhet për të ushtruar presion te qytetarët. Nëse 1 arrestojnë 1000 të tjerë do të në protestë. Të protestosh qenka problem ndërsa kriminelët janë edhe deputetet në parlament.”, u shpreh Klevis Balliu. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *