Vendosni fjalën kyçe....

Laçi fiton përballë Kastriotit, ngitet në vendin e katërt


Laçi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera përballë Kastriotit. Ka qenë Xhixha ai që ka “veshur” petkun e heroit duke shënuar në minutën e 91-të golin e fitores. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Ishte Altiparmakovski ai që në minutën e 61 kaloi kurbinasit në avantazh, por më pas Ymeraj barazoi me një supergol. Laçi tashmë e sheh veten në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Teutën. Ndërkohë që Kastrioti ngelet i fundit me 7 pikë.