Vendosni fjalën kyçe....

Rama kapet me Majkon: Ti me flokë të bardhë i përcjell të gjithë në PS


Kryeministri Edi Rama në një takim me socialistët edhe këtë herë ka thumbuar Pandeli Majkon.Teksa të rinjve u theksoi se në politikë nuk futesh për t’u bërë vetëm politikan, por në radhë të parë qytetarë, ai ironizoi Majkon. Ai u shpreh se Majko me flokë të bardhë i përcjell të gjithë në PS, madje do anëtarësojë në parti edhe Zahon kur të rritet.

“Ky me flokë të bardhë, ky na pret na përsjell ne. I kam thënë unë do marrësh Zahon përdore nëpër korridoret e partisë, t’i tregosh korridoret e partisë. Kur Zaho të anëtarësohet në PS Pandi do jetë prapë.

Anëtarësimet e reja… dy pika..Pandi pret vdekjen e Edi Ramës, ky lajm do dali sa herë që ne bëjmë batuta. Ju nuk e dini historinë se Pandi nuk donte që unë të bëhesha anëtarë partie, mirëpo unë u bëra, se ju nuk e dini historinë’, u shpreh Rama.

Majko ndodhej krah tij dhe e priti me buzëqeshje komentin dhe nuk e komentoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *