Vendosni fjalën kyçe....

Taksa ndaj Serbisë, Hahn telefonon Thaçin, Haradinajn e Vuçiçin


Në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë për vendosjen 100% të taksësh për produketet serbe komisionari i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn ka telefonuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Hahn deklaron se ka ofruar mbështetjen e tij për të punuar shpejtë dhe për të zgjidhur një sërë çështjesh siç është marrëveshja e CEFTA-s.

“Kam folur sot me presidentin Vuçiq, Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi, sepse një gjë e tillë është në interes të të gjithë rajonit. Ofrova ndihmën time për të gjetur sa më shpejtë një zgjidhje praktike për çështje të ndryshme që ndërlidhen me tregitnë”, ka shkruar Hahn në profilin e tij në twitter.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *