Vendosni fjalën kyçe....

Detyra e re që merr Fatmir Xhafaj


Mbrëmjen e sotme kuvendi ka votuar me  77 vota pro dhe asnjë kundër miratimin e propozimit që Fatmir Xhafaj të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Pas dorëheqjes nga posti i Ministrit të Brendshëm, kjo është detyra që i besohet Xhafës nga maxhoranca.

Kujtojmë që Xhafaj, se gjatë legjislaturës së kaluar ka qenë kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ka drejtuar Reformën në Drejtësi. Xhafaj nga posti i Ministrit të Brendhsëm u tërhoq pak javë më parë. Vendin e tij e zuri Sandër Lleshi. 

Po kështu kuvendi  ka votuar ditën e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *