Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve, 326 emra i kalojnë kryesisë së PD-së për miratim


Është përmbyllur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike. Komisioni i Vlerësimit ka përzgjedhur 326 emra që do i kalojnë kryesisë për miratim e nga ku do dalin 140 emrat përfundimtarë.

Procesi i votimit u shtri në të gjitha degët e PD-së sipas qarqeve ku anëtarësia votoi për emrat e parapëlqyer.

Emrat fitues kaluan në Komisionin e Vlerësimit që ka lënë 326 kandidatë që tashmë kanë mbërritur në fundin e procesit e do mësojnë nëse do jenë kandidatë për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *