Vendosni fjalën kyçe....

Salvini akuza BQE: Po sulmoni bankat italiane


Zëvendës Kryeministri Matteo Salvini akuzoi Bankën Qendrore Europiane se ka sulmuar sistemin bankar të Italisë, nëpërmjet kërkesës që i ka bërë huadhënësve vendas që të ruajnë më shumë para për të mbuluar huatë e dëmtuara.

Sipas Salvinit kjo kërkesë do ti kushtonte vendit 15 miliardë euro ose 17.14 miliardë dollarë. Ai gjithashtu tha në një deklaratë se lëvizja e BQE-së tregoi se bashkimi bankar i BE-së po krijon paqëndrueshmëri dhe tha se më shumë transparencë ishte e nevojshme për të larguar çdo dyshim që banka qendrore ishte politikisht e motivuar.

Herët ditën e sotme një burim i tha Reuters se BQE do t’i jepte bankave që ka në mbikëqyrje një datë të synuar për të siguruar plotësisht borxhin e tyre të keq. Ky veprim i befasoi disa investitorë dhe huadhënësit italianë, sepse shumë shpresonin se BQE do të ishte më fleksible.

“Sulmi i ri i mbikëqyrësit të BQE-së në sistemin bankar italian dhe MSHP tregon edhe një herë se bashkimi bankar … jo vetëm që nuk e bën sistemin tonë financiar më të qëndrueshëm, por shkakton paqëndrueshmëri” – tha Salvini.

Kreu i ekstremit të djathtë e akuzoi BQE-në për vendimet mbizotëruese të bëra nga Komisioni Europian, duke shtuar se ai ngriti një “pyetje themelore” rreth paanshmërisë së supozuar të bankës.

“Pavarësia nuk nënkupton papërgjegjshmëri. Kjo transparencë është e nevojshme për të larguar dyshimin se BQE po përdor politikën për shkak të kompetencave që i janë dhënë asaj. Kjo lojë e keqe e BQE mund t’i kushtojë Italisë 15 miliardë euro “ – tha Salvini. Banka qendrore italiane nuk ishte në dispozicion për komente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *