Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Kosovë vëllai i drejtorit të bankës TEB


Tarkan Ozdemir, vëllai i drejtorit të TEB bankës, është arrestuar sot në Prishtinë nga njësia FAST Kosova.

Demokracia.com raporton se Ozdemir ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Moldavisë.

Policia e Kosovës në një deklaratë për Demokracia.com ka thënë  seai ishte duke u kërkuar për veprën penale mashtrim.

Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim.”, është thënë në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore.