Bajerni i Mynihut e ka pranuar faktin se mesfushori i ekipit, francezi Ribery kishte qëlluar tre herë më shuplakë reporterin pas përfundimtit të takimit mes bavarezëve dhe Dortmundit, që u fitua nga ky i fundit.
Gjatë rrugës për në autobusin e ekipit, pas humbjes ndaj Dortmundit, mesfushori i Bajernit të Mynihut Franck Ribery, 35 vjeç, dyshohet se sulmoi gazetarin e televizionit francez “beIN Sports”, Patrick Guillou, i cili thuhet se fajësoi bashkatdhetarin e tij për dy golat e pësuar bga ekipi në fund të takimit dhe që shkaktuaun humbjen e Bajernit.
Guillou, është një ish-futbollist dhe asistent trajner, kërkoi të merrte një deklaratë pas ndeshjes nga Ribery, por ky i fundit nisi ta fyente dhe më pas e goditi tre herë në fytyrë.
“Franck Ribery na njoftoi se u grind patriotin e tij Patrick Guillou, të cilin e njeh mirë prej shumë vitesh” tha drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, në një deklaratë për mediat.