Vendosni fjalën kyçe....

Meta i drejton 14 pyetje Xhaçkës për zv.ministrin Lleshi (Dokumenti)


Presidenti Meta i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me 14 pyetje lidhur me Gjenralin Sandër Lleshi, i cili është aktualisht zv.ministër i Mbrojtjes, pasi kreu i shtetit nuk e dekretoi atë.

Bëhet fjalë për çështje të cilat kanë të bëjnë me Lleshin gjatë kohës kur ky i fundit ka qenë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Meta ka autorizuar bërjen publike të pyetjeve josekrete lidhur me rastin në fjalë. Kjo bëhet për të informuar opinionin publik dhe në interes të transparencës.

“Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale.” – thuhet në reagimin e Presidencës.

Meta nuk e dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm dhe pas kësaj kryeministri Rama paralajmëroi se nuk hiqte dorë nga emri i tij dhe e ka ridërguar për dekretim te kreu i shtetit, po kësaj here me një relacion shoqërues, në përgjigje të kërkesave të presidentit.