Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet Ramës për Lleshin: Kushtetuta dhe Siguria Kombëtare të parat


Presidenca ka reaguar lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, për të dekretuar propozimin e tij për të emëruar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Në njoftimin dërguar mediave nga Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit Ilir Meta, thuhet që Meta ka informuar kryetarin e Kuvendit Gramoz ruçin mbi kërkesat e veta, duke e konsideruar si të detyrueshëm bashkëpunimin midis tre institucioneve -Kryeministri, Presidenti, Kuvendi. 

“Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi). 
Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *