Vendosni fjalën kyçe....

Erdhën për varrimin e Kacifës, policia kthen mbrapsht furgonin me mbështetësit e “Agimit të Artë”


Policia shqiptare në kufi, ka ndaluar rreth 6 persona, pasi mbanin veshur bluza të “Vorio Epirit”.

Këta persona ishin nisur për në kufi, për shkak se sot organizohet varrimi i Kostandinos Kacifës, i cili u vra nga forcat RENEA rreth 12 ditë më parë.

Rreth 4 autobusë kanë mbërritur nga Greqia, ndërkohë që fugon është kthyer mbrapsht nga policia pasi personat ishin mbështetës të “Agimit të Artë”. Po ashtu në Kakavijë po kontrollohen të gjithë shtetasit grekë, të cilët kërkojnë të hyjnë në Shqipëri. Deri më tani, në Kakavijë kanë hyrë rreth 670 shtetas të huaj.

Këto janë disa prej masave të rrepta të policisë, për të shmangur ndonjë trazirë të mundshme.

Mirëpo pavarësisht masave të rrepta, disa persona me flamuj të “Agimit të Artë” janë parë të kenë mbërritur në Bularat.

Kostandinos Kacifa u vra rreth 12 ditë më parë në bularat, pasi kishte qëlluar me armë në drejtim të policisë. Në deklaratën zyrtare, policia thotë që vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.

Megjithatë ngjarja mori përmasa të tjera, pasi pati reagime të shumta ekstremiste si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke.