Vendosni fjalën kyçe....

“Bularati”, pas Athinës grekët protestë edhe në Selanik (Video)


Pas protestës së djeshme në Athinë ku u dogj edhe flamuri shqiptar, me pankarta në duar qytetarët grekë sot janë mbledhur sërish në Selanik duke  brohoritur  dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.

Mediat greke raportojnë se protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik.  

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Athinë?

Gjatë një tubimi të zhvilluar në Athinë mbrëmjen e djeshme, protestuesit grekë dogjën flamurin shqiptar.

Protestuesit u mblodhën pas një thirrjeje të organizatorëve përmes internetit dhe kërkuan që qeveria greke të kërkojë sqarime në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit. Ekstremizëm në reagime, protesta dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve në vendin fqinj dhe gëzimi i pakuptimtë i shqiptarëve për vrasjen e minoritarit, të gjitha këto kanë shoqëruar ngjarjen.

Akti ndaj simbolit tonë kombëtar sipas mediave greke ka ndodhur gjatë protestës për vrasjen e Kacifas nga fshati Bularat i Gjirokastrës, të cilën mediat greke e quajnë Epiri i Veriut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *