Vendosni fjalën kyçe....

11 të plagosur nga sulmi me armë brenda lokalit në SHBA, rrethohet zona (Video)


11 persona ndërsa të cilët një oficer policie kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një bar të mbushur me njerëz në Thousand Oaks, Kaliforni.

Sipas policisë, situata është ende e nxehtë ndërsa ka rrethuar gjithë zonën. Forcat speciale SËAT si dhe shumë ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa raportohet se në lokal janë gjuajtur më shumë se 30 plumba.

Dyshohet se ka njuë numër ta pacaktuar ende viktimash por kjo gjë nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sipas dëshmitarëve okularë, personi që nisi sulmoi, fillimisht qëlloi rojet e sigurisë në hyrjen e lokalit, më pas hodhi 3 bomba tymuese dhe u fut brenda duke hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin aty.

Disa nga personat që ndodheshin brenda barit mundën të dalin jashtë dhe të strehohen në një pikë karburanti pranë.

Dyshohet se personi që ka hapur zjarr është një i ri rreth 20-vjeç, i veshur me rroba të zeza ndërsa identeti i tij nuk është zbuluar ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *