Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 19 militantë në Egjipt, dyshohet se organizuan sulmin ndaj koptëve të krishterë


Ushtria egjiptiane ka vrarë 19 militantë të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin e para pak ditëve ndaj një autobusi me të krishterë koptë ku humbën jetën 7 prej tyre.

Përplasja me armë ndodhi në një zonë malore në Minya, njoftoi Ministria e Brendshme të dielën. Militantët që dyshohet se kishin lidhje me ISIS-in morën përsipër sulmin ndaj të krishterëve para pak ditëve ku humbën jetën disa prej tyre, të cilët po shkonin për pelegrinazh në një manastir.

Një sulm i ngjashëm ndodhi në vitin 2017, kur persona të armatosur të maskuar hapën zjarr mbi një autokolonë me autobus që mbante Koptët drejt të njëjtit manastir, duke vrarë 28 vetë dhe duke plagosur 22.

Në gusht, një sulm vetëvrasës me bomba kundër Koptëve në Kajro dështoi pasi bomba shpërtheu duke vrarë vetëm sulmuesin. Në 2016, të paktën 25 vetë u vranë në një sulm vetëvrasës në një kishë të krishterë.

Në prill 2017, dy shpërthime vetëvrasëse në “Palm Sunday” në dy kisha kopte në Kajro vranë të paktën 47 persona.