Vendosni fjalën kyçe....

29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 22 të shëruar


IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar 29 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë 22 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec.

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 912 ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar 1263 raste në Kosovë. IKSHPK ka kryer deri më tani 16905 testime në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *