Vendosni fjalën kyçe....

Pasi dha dorëheqjen Xhafaj shfaqet krenar: U mbyll me sukses lufta ndaj kanabisit


Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar së fundmi pas dhënies së dorëheqjes se ndihet tepër krenar për punën që ka bërë në Policinë e Shtetit. Ai deklaroi se kanabisi është luftuar dhe Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve evropiane ku kultivimi i kanabisit është një fenomen.  

“Numri i vrasjeve vjedhjeve janë ulur ndjeshëm. Shumë vrasje dhe grabitje janë zbardhur në kohë reale. Jam krenar kur shoh se shumë premtime u bënë realitet gjatë vitit të fundit. 

Kritikëve dhe skeptikëve që mendojnë ose bëjnë sikur mendojnë që kanabisi kishte shërbyer ndër vite si financim i krimit të organizuar dhe po shihej si një normalitet në vend po ju them: Nuk ka qenë një sfidë e thjeshë lufta për të dhe kemi goditur atë pa burime shtesë. Kemi mbyllur operacionin antikanabis këtë vit. 

Si një histori turpi dhe dëshimi për vite të tëra e kthyem këtë në histori suksesi. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve evropiane ku kultivimi i kanabisit është një fenomen.  Është mbyllur me sukses lufta ndaj kanabisit. “, u shpreh Xhafaj.