Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja për Sandër Lleshin: S’bën, për 5 vite nuk pa se si policia është e ndërthurur me krimin


Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24 ka folur edhe për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës, Ilir Met.  Lubonja dha dy variantet e tij pse Meta nuk ka dekretuar Sandër Lleshin.  

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën.

“Sot jemi përsëri mbi hipoteza se pse e bëri Meta, njëra është që ai ka ndonjë informacion që ne nuk e kemi lidhur me figurën që të paktën atij i krijon mosbindjen për ta dekretuar. Kjo mbetet enigmë, dhe vijmë te çështja tjetër, që ndoshta Meta donte të vinte në dukje mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Problemi këtu është kryeministri.

PD vuri ministrin e vet teknik, e prapë s’e përballonte dot sistemin e ngritur nga Rama. Ka shumë komente lidhur me këtë që lidhen qoftë me krizën institucionale që është krijuar, apo qoftë me personat. A është presidenti noter apo jo? Në parim ne kemi nevojë për një president mbi palët, që të shërbejë si simbol uniteti. Presidenti nuk duhet të jetë noter dhe madje të zgjidhet me 3/5 dhe jo me 51% të votave.

Është modeli i noterit thjesht firmosës që kemi ne. Ne nuk dimë ende arsyet e mosdekretimit. Presidenti duhet të mbetet një figurë që të mos kontestohet kollaj. Po këtu është ndryshe. Rama sa erdhi, hoqi fotot e Nishanit, duke treguar se Presidenti këtu nuk përfillet.

Mazhoranca ka prishur ekuilibrin e institucioneve, kemi një kryeministër që ka kapur gjithçka. Na ka lënë pa një drejtësi, nuk është funksionale dhe e pavarur. Shohim tendencën të kemi një formë arrogante, ashtu si dhe për Teatrin. Po ashtu është dhe çështja e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Një këshilltar për sigurinë që për 5 vite nuk shihka se si policia është e ndërthurur me krimin, atëherë s’bën,” tha më Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *