Vendosni fjalën kyçe....

Xhafaj: Dhashë dorëheqjen në kohën e duhur


Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka folur për herë të fundit nga godina e Ministrisë së Brendshme.  Në fjalimin e tij të lamtumirës ai foli për sukseset sipas tij të Policisë së Shtetit në luftën kundër drogës dhe ngjarjeve kriminale. 

Xhafaj foli edhe për dorëheqjen e tij dhe deklaroi se ishte një vendim i marrë pasi përmbushi objektivat në këtë post dhe se e mori këtë në kohën e duhur.

“Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të pa imponuar nga ndonjë rrethanë objektive, apo subjektive, por si një vendim i marrë besoj në kohën e duhur, pasi përmbusha, besoj, më së miri objektivat kryesore që i vura vetes në ditën kur vendosa ta pranoja dhe ri-pranoja këtë sfidë”, është shprehur Xhafaj.