Vendosni fjalën kyçe....

Nderimet për Kardinalin Ernest Troshani, jehonë në mediat italiane


Festimet e djeshme në Firence për 90-vjetorin e Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, kanë gjetur jehonë në mediat italiane.

Italiania “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull të veçantë ceremonive të organizuara dhe meshës me këtë rast.

Ajo ka pasqyruar gjithashtu edhe urimin e veçantë që Papa Françesku i bëri dje Kardinal Ernest Troshanit, mesazh i cili u lexua nga Kryeipeshkvi i Firences, Giuseppe Betori në meshën e organizuar për gjithë shenjtorët, ku merrte pjesë edhe presidenti shqiptar Meta, Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella dhe autoritete të tjera vendore.

Edhe “Vatican Neës” gjithshtu ka publikuar një shkrim lidhur me ceremonitë e festimeve për 90-vjetorin e lindjes së Kardinal Ernest Troshanit duke kujtuar me këtë rast, kalvarin e vuajtjeve, qëndresën dhe dëshminë e tij dhe të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.

Ceremonitë e organizuara në nderim të Kardinalit shqiptar kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat dhe lokalet vendore të Firences.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *