Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka: Opozita duhet të zgjohet, t’i japë popullit besim, të reagojmë me trimëri


Lefter Koka është shprehur së fundmi se situata në vend nuk është mirë lidhur me mënyrën sesi po qeveris Rama. Ai është shprehur se opozita duhet të zgjohet dhe t’i japëbesim popullit se nuk është vetëm.

“Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e rradhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë . Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm. Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur.

Dhe për ta mbyllur “të nderuar” pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s’do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Çfarë kohërash po kalojmë, sa turp për veten dhe bashkëqytetarët tanë!
Zgjidhemi dhe emërohemi për vlera morale , por qëndrojmë ose rikthehemi për handikape dhe hapësira që ligji të jep.

A do të bëhet nesër Shqipëria? A do të tregojnë dhembshuri qoftë për një moment njerëzit fuqiplotë të këtij vendi? A do të kemi sindikata? A do të kemi shoqëri civile? A do të mundet krahu përballë të jetë opozitë? Duket gati mision i pamundur ta besosh.

Durrësi është shndërruar në makthin e qytetarëve të tij. Ne durrsakëve prej vitesh na ofrohet gjithçka e shëmtuar për mrekulli. Ne në Durrës kemi komunitetin rom që e duam, ndajmë përditshmërinë me ta dhe është pjesë vitale e qytetit tonë. Dhe shpesh ju referohemi historive të tyre në bisedat tona. Dhe ndodhi kështu me një nga bashkeqytetarët tanë romë. Kur romi akuzoi gruan se e tradhëtonte, gjyqtari e pyeti a kishte fakte. I habitur romi i pergjigjet se faktet ishin brenda dhe nuk i shihte dot.
Pse çdo çështje në Shqipëri dështon dhe kanë fatin e romit?
Ka ligj që ta krijon këtë mundësi, por ama mbi çdo gjë ka dhe duhet të prevalojë integriteti dhe morali.
Sot ju duhet të ndaloni. Sot ju duhet të kuptoni se nuk do të jeni dot pushtetarë pa qytetarë.

Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e rradhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë . Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm. Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur.

Dhe për ta mbyllur “të nderuar” pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s’do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *