Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: “Pjerin Ndreu dhe Artur Bardhi mbyllën skandalin ku u përfshi djali i kryebashkiakut të Kurbinit”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e “policit dixhital” i cili tregon një ngjajrje që nuk është bërë publike me ndihmën e kryebashkiakut të Kurbinit dhe deputetit socialist Pjerin Ndreut.

Në denoncim thuhet se djali i kryebashkiakut Artur Bardhi ka bërë aksident në Mamurras dhe ka shkaktuar dëme materiale duke rrëzuar një shtyllë dhe prishur një lokal.

Polici shton më tej se nga aksidenti mund të ketë edhe të plagosur dhe ky skandal nuk është bërë publik pasi është mbyllur nga Pjerin Ndreu dhe Artur Bardhi.

Postimi i plotë:

Nuk ka ligj për pushtetarët mafioze!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam një punonjes policie në Laç,Kurbin. Dua të denoncoj një ngjarje të ndodhur mbrëme në Mamurras rreth orës 22 makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave, ka prishur një lokal, flitet dhe për të plagosur.

Sot e tërë policia kemi qënë në vendngjarje, por kur nuk ka asnjë deklaratë kjo nuk pranohet. Artur Bardhi bashkë me Pjerin Ndreun kanë mbyllur këtë skandal Flm z.Berisha që të paktën kemi ku të tregojmë se çfarë bëhet në këtë pseudoshtet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *