Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri tund dokumentin: Italianët pushuan hetimet ndaj meje


Ashtu sikurse paralajmëroi, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri doli në një konferencë për mediat, për të thënë atë që ai e quan “të vërtetën e tij”.

Tahiri tregoi vendimin e Prokurorisë së Anti-mafias italiane, që ka kërkuar pushimin e hetimeve për të, duke e konsideruar atë si provë për pafajësinë e tij.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri përmendi një dorë të zezë, që sipas tij ka sponsorizuar lajmet dhe publikimet kundra tij.

“Kam heshtur në respekt të hetimeve. Politikanë të tjerë kanë vrarë, kanë vjedhur, nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar kurrë e kanë dalë pa lagur. Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë dhe të pres hetimet dhe përfundimin e tyre. I vetmi që kam heshtur jam unë. Kam 1 vit që hesht.

Gazetarët hidhnin lajme bombastike dhe më pas analistët i merrnin dhe bënin lajme. Qeshja me ata që i njihja dhe bënin sikur nuk më kishn njohur kurrë dhe me ata që s’më njihnin fare dhe bënin sikur më kishin njohur gjithë jetën. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. S’e kam humbur besimin se e vërteta do dalë.

Me besimin që se kam humbur ende, unë s’e kam patur të lehtë të hesht. Unë kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju.

Juve ju kujtohet si me datë 24 tetor, vitin e kaluar, ju tregova letrën që nuk kishte hetim ndaj meje, dora e zezë që lëviz nga poshtë mediat me paratë e oligarkëve thanë se letra që unë paraqita ishte e fabrikuar. 

 Hetimi i prokurorisë shqiptare mua nuk më mjafton. Bëra atë që se ka bërë asnjë politikan shqiptar dhe kërkova edhe hetimin e Italisë.

Pas konferencës sime për shtyp, të njëjtën gjë bëri edhe Prokuroria shqiptare…

Prokurori i anti-mafias në Itali kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje në përfshirje në trafik droge. Jam hetuar dy herë jo një herë. 

Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet pasi nuk kam lidhje me asgjë të paligjshme. Dhe unë sot kam vendimin e gjykatës. Këtu thuhet: Të pushohen hetimet për Saimir Tahirin sepse nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm.”, tha Tahiri./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *