Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni të tre armiq të Tahirit”,  Nano shpërthen ndaj Lalës dhe Çollakut (Video)


Saimir Tahirit bravo i qoftë që pranon që të vijë në një studio televizive përballë 6 perosnave që tre nuk i ka miq dhe tre i ka armiq”- ka qenë deklarata e gazetarit Mustafa Nano e cila ka ndezur debatin në emisionin “Opnion” midis gazetarëve ku i pranishëm ka qenë edhe ish-ministri i brendshëm.

Duke i quajtur “armiq” ka mjaftuar që situata të tensionohet në studio mes gazetarëve Mustafa Nano nga njëra anë dhe Klodiana Lalës dhe  Basir Çollakut nga ana tjetër.

Pjesë nga debati:

Çollaku: Unë nuk jam armik i tij.

Nano: Këtë hipokrizinë e jetës publike nuk e duroj dot.

Çollaku: Unë nuk jam armik i tij.

Nano: Këtë hipokrizinë e jetës publike nuk e duroj dot.

Çollaku: Po nuk e kam arrmik.

Nano: Po si more nuk e ke. Pranoje. Mua po të më sjellësh Berishën përballë them e kam armik. Po ti e ke mik.

Lala: As unë nuk e kam armik. Gjatë kohës që ka qenë në Minsitri kemi bashkëpunuar.

Nano: O Lala…

Lala: Zonja Lala të lutem.

Nano: Kurba më e ulët e përballjeve të mia televizive është kur jam para teje dhe Basirit.