Vendosni fjalën kyçe....

“Kartolina që të rinjtë e Kukësit i bënë Ramës për Halloween”


“Kartolina e publikuar nga Berisha”

Prej dy ditësh, Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në qytetin e Kukësit, ku sot u zhvillua edhe mbledhja e qeverisë. Me protesta u prit kreu i qeverisë në këtë qytet nga të rinjtë dhe qytetarët.

“Rama ik”, “Turp Turp”, ishin thirrjet dje të protestuesve dhe këta të fundit nuk kursyen  flakadanët në drejtim të kryeministrit. Vetë Rama i quajti protestuesit  kafshë të kopështit zoologjik.

Por sot ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto montazh, ndërsa shkruan se është kartolina që të rinjtë e Kukësit i dhanë Ramës.

“Nje kartoline urimi nga te rinjte e Kuksit per Halloween per Kallam Deshtakun!”, shruan Berisha.

Rama në Kukës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *